“Të akuzuarit, të dënuarit” | Gërvalla refuzon t’iu referohet katërshës në Hagë si ish-krerë të UÇK-së, arsyeton heshtjen: Ka reaguar Kurti!
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media që zgjati afro 30 minuta, Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka shfaqur një qasje tejet skandaloze dhe ftohëse ndaj luftëtarëve të lirisë. E ndodhur përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ka refuzuar plotësisht…
Lajme
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media që zgjati afro 30 minuta, Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka shfaqur një qasje tejet skandaloze dhe ftohëse ndaj luftëtarëve të lirisë.
E ndodhur përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ka refuzuar plotësisht t’u referohet atyre si ish-krerë të UÇK-së apo t’i përmendë emrat e tyre, transmeton lajmi.net.
Gjatë gjithë paraqitjes së saj, Gërvalla ka shmangur çdo lloj referimi ndaj vlerave të luftës, duke u fshehur pas termave të ftohta burokratike. Ajo u është drejtuar figurave kyçe të UÇK-së vetëm përmes akronimeve dhe etiketimeve impersonale si:
-
“Katër të akuzuarve dhe tashmë të dënuarve në instancë të parë”
-
“Katër personat e akuzuar sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë” [
Në vend që të shfaqte solidaritet kombëtar apo qoftë edhe një grimë keqardhjeje institucionale për dënimin që iu dha luftëtarëve të lirisë, Gërvalla ka zgjedhur të mbrojë heshtjen e saj. E pyetur drejtpërdrejt pse nuk ka reaguar ndaj vendimit të Hagës, ajo është arsyetuar në duke ia lënë fajin “emocioneve” dhe duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja.
“Unë nuk kam heshtur, unë jam ministre e drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të qeverisë… ndërsa unë së bashku me ekipin tim qysh ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë. Sepse çështja e Gjykatës Speciale është betejë ligjore, nuk është betejë deklaratash në media, dhe si betejë ligjore ne duhet të jemi profesionistë, të mençur, me kokën të ftohtë, pa shumë bërtima…” , tha ajo ndër të tjera./lajmi.net/