“Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin” – Fjalimin e Ramës në ShBA e bën “share” Endrit Thaçi
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në New York, është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, duke shtuar mes tjerash se SHBA duhet të bënte më shumë për 4 ish-krerët e UÇK-së, të dënuar…
Lajme
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në New York, është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, duke shtuar mes tjerash se SHBA duhet të bënte më shumë për 4 ish-krerët e UÇK-së, të dënuar me 81 vite në total nga Haga.
Këtë fjalim të Ramës e ka ndarë në profilin e tij edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama tha gjatë fjalës së tij në një takim në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, se SHBA duhet të bënte më shumë për 4 ish-krerët e UÇK-së, të dënuar me 81 vite në total nga Haga.
“Më lejoni të them disa fjalë pa mbajtur një fjalë tjetër të gjatë. Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi.
Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.
Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, tha mes të tjerash Rama.
