Kurti publikon video nga momenti i golit të Muriqit, kujdeset që të mos shihet festimi në përkrahje të çlirimtarëve!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës kundër Irlandës me rezultat 1:0. Kurti ka publikuar një video nga momenti kur u shënua goli dhe festa pasi u tund porta irlandeze, transmeton lajmi.net. “Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës kundër Irlandës me rezultat 1:0.
Kurti ka publikuar një video nga momenti kur u shënua goli dhe festa pasi u tund porta irlandeze, transmeton lajmi.net.
“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Gëzuar!”, shkroi Kurti në postimin e bërë.
Në videon e publikuar, Kurti u përkujdes që në video të mos shihet festimi i Muriqit, ku dha përkrahje për ish-krerët e UÇK-së./lajmi.net/
