Protestuesit i kthejnë reflektorët kah Qeveria: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku për të nëntën natë me radhë qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë protestës së sontme, reflektorët e vendosur në shesh janë drejtuar në objektin e Qeverisë së Kosovës.…
Lajme
Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku për të nëntën natë me radhë qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës së sontme, reflektorët e vendosur në shesh janë drejtuar në objektin e Qeverisë së Kosovës. Organizatorët thanë se ky veprim kishte për qëllim t’u përcillte institucioneve një kërkesë të drejtpërdrejtë për votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.
“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, deklaroi organizatori i protestës, Çlirim Haziri.
Tubimi po zhvillohet çdo mbrëmje në Prishtinë nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar veprime institucionale lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Në anën tjetër, për ditën e nesërme është paralajmëruar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës./lajmi.net/