​Sonte zhvillohet derbi Gjilani – Prishtina

Prishtina viziton Gjilanin në derbin e xhiros së 7-të të Superligës. Kryesuesit e tabelës kërkojnë vazhdimësinë absolute. Sot me fillim nga ora 20:00 zhvillohet një nga përballjet më interesante të xhiros së 7-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Gjilani mirëpret në shtëpi skuadrën e Prishtinës. Liderja e tabelës, Prishtina, vjen në këtë sfidë…

Sport

18/09/2026 09:01

Prishtina viziton Gjilanin në derbin e xhiros së 7-të të Superligës. Kryesuesit e tabelës kërkojnë vazhdimësinë absolute.

Sot me fillim nga ora 20:00 zhvillohet një nga përballjet më interesante të xhiros së 7-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Gjilani mirëpret në shtëpi skuadrën e Prishtinës.

Liderja e tabelës, Prishtina, vjen në këtë sfidë me një bilanc perfekt: 5 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke grumbulluar 15 pikë të plota me një goldallim mbresëlënës prej 16 golave të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Kryeqytetasit synojnë të mbajnë ecurinë aktuale dhe të konsolidojnë pozitën e parë.

Në anën tjetër, Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 11 pikë nga 6 ndeshje të luajtura (3 fitore, 2 barazime, 1 humbje). Gjilanasit kërkojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas për t’i shkaktuar humbjen e parë Prishtinës dhe për t’u afruar akoma më shumë me majën e renditjes.

Pritet një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave me pretendime të mëdha këtë sezon.