Shkurte Fejza publikon duetin e ri me vajzën e saj, Gresën – kënga i kushtohet nënave që humbën bijtë në luftë
Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresën. Dueti mban titullin “Nënat Tona” dhe i kushtohet sakrificës së nënave shqiptare që humbën djemtë e tyre gjatë luftës, transmeton lajmi.net. Projekti është publikuar i shoqëruar me videoklip, ndërsa për tekstin dhe muzikën është…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresën.
Dueti mban titullin “Nënat Tona” dhe i kushtohet sakrificës së nënave shqiptare që humbën djemtë e tyre gjatë luftës, transmeton lajmi.net.
Projekti është publikuar i shoqëruar me videoklip, ndërsa për tekstin dhe muzikën është kujdesur kompozitori Ilir Berani.
Përmes kësaj kënge, Shkurte Fejza dhe Gresa sjellin një dedikim për dhimbjen, sakrificën dhe qëndresën e nënave që përjetuan humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës./lajmi.net/