Ramadani zbulon skenarin e VV-së: Ju duhet që Kuvendit të mos konstituohet të paktën deri me 13 shtator, për të pasur zgjedhje me 27 dhjetor

Deputeti i Aleancës , Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike rreth konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si një skenar të kalkuluar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’i çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Në një postim të tij, Ramadani ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit deri…

Lajme

12/09/2026 22:21

Deputeti i Aleancës , Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike rreth konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si një skenar të kalkuluar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’i çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit.

Në një postim të tij, Ramadani ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit deri më 13 shtator nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëmenduar kohore për të manipuluar afatet kushtetuese të zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, llogaritë e pushtetit synojnë hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në dhjetor, transmeton lajmi.net.

“Krejt kjo është lojë e VV me shtetin! Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor. Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit të tij, deputeti i AAK-së ka lëshuar një paralajmërim të prerë për partinë në pushtet, duke besuar se ky plan i tyre politik do të dështojë.

“Por, MOS HARRONI: VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!”, ka përfunduar Ramadani.

Postimi i plotë:

Krejt kjo është lojë e VV me shtetin!
Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor.
Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep.
Por, MOS HARRONI:
VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!/lajmi.net/