Shkurte Fejza nga marshi në Prishtinë: Urojmë që kjo të jetë finalja
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ishte e pranishme sot në marshin e mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një prononcim për Indeksonline, Fejza uroi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. “Sot kemi dalë sepse po urojmë që të jetë finalja. Pas një…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ishte e pranishme sot në marshin e mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, Fejza uroi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Sot kemi dalë sepse po urojmë që të jetë finalja. Pas një rrugëtimi të padrejtë, po presim që çlirimtarët të vijnë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ajo.
Marshi në Prishtinë u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe figurave publike, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.