Arrestohen dy shtetas turq në Prishtinë, dyshohen për shantazh
Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale të shantazhit. Sipas Policisë, njësia e hetimeve gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm të grabitjes ka identifikuar dy të dyshuarit dhe ka kontrolluar banesën e tyre. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike, në të cilat janë evidentuar mesazhe…
Lajme
Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale të shantazhit.
Sipas Policisë, njësia e hetimeve gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm të grabitjes ka identifikuar dy të dyshuarit dhe ka kontrolluar banesën e tyre.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike, në të cilat janë evidentuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese ndaj disa shtetasve të Turqisë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 10.09.2026-19:15. Njësia e hetimeve gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm ,, Grabitje’’ kanë hasur në dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë te të cilët gjatë kontrollit në banesën e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike ku janë vërejtur disa mesazhe shantazhi ndaj shtetasve të Turqisë. Dy të dyshuarit lidhur me veprën e shantazhit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.