Policia sekuestron 11 motoçikleta në Pejë, vazhdon aksioni për sigurinë në komunikacion
Policia e Kosovës ka sekuestruar 11 motoçikleta në Pejë gjatë një aksioni të zhvilluar në kuadër të planit operativ “Vera 2026”. Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Stacionit Policor në Pejë kanë ndërmarrë masat ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, transmeton lajmi.net. Motoçikletat janë sekuestruar për shkak të shkeljeve, përfshirë: Drejtimin…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar 11 motoçikleta në Pejë gjatë një aksioni të zhvilluar në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Stacionit Policor në Pejë kanë ndërmarrë masat ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, transmeton lajmi.net.
Motoçikletat janë sekuestruar për shkak të shkeljeve, përfshirë:
- Drejtimin e motoçikletës pa patentë shofer;
- Drejtimin e motoçikletës pa regjistrim;
- Drejtimin e motoçikletës pa helmetë;
- Shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.
Policia ka bërë të ditur se plani operativ “Vera 2026” do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka paralajmëruar se do të vazhdojë aktivitetet në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Policia ka theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj kundërvajtësve në komunikacion, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe masat e sigurisë./lajmi.net/