Abdixhiku: Ne po propozojmë, ndërsa para meje emrin e presidentit e merrnin vesh përmes zarfeve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mënyrën se si është zhvilluar ky proces ndër vite, ka përmendur edhe rastet kur sipas tij emri i presidentit ishte bërë i ditur përmes zarfeve. Abdixhiku tha se në atë kohë, emrin e presidentit nuk e kishin marrë…

Lajme

02/09/2026 23:29

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mënyrën se si është zhvilluar ky proces ndër vite, ka përmendur edhe rastet kur sipas tij emri i presidentit ishte bërë i ditur përmes zarfeve.

Abdixhiku tha se në atë kohë, emrin e presidentit nuk e kishin marrë vesh deputetët, por udhëheqësit politikë përmes zarfeve.

“Para meje e kanë kuptuar kush është presidenti prej zarfeve. Jo deputetët, udhëheqësit në zarf e kanë marrë vesh. S’ka qenë atëherë LDK-ja në pozitë. S’ka ardhur rendi as me propozuar, e ne kemi propozuar emër”, deklaroi Abdixhiku në Kanal10.

Ai theksoi se rrethanat politike të asaj kohe ishin të ndryshme dhe se LDK-ja nuk kishte qenë në pozitë për të propozuar emrin e presidentit.