17-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën. Kjo pasi që ai gjatë ditës së sotme është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Ajo ka…

Lajme

02/09/2026 18:44

Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën.

Kjo pasi që ai gjatë ditës së sotme është goditur nga një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente.