Abdixhiku arrin në Kuvend për t’u takuar me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. Takimi i…

Lajme

31/08/2026 12:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.