Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dovrac pranojnë fajësinë për vendosjen e barrikadave në veri më 2022
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet sot seancë për vendosjen e barrikadave në veri në vitin 2022. Në këtë seancë, po gjykohen gjjashtë të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq. Orloviq po mungon sot në seancë pasi ndodhet në Serbi. Dy nga gjashtë të akuzuarit,…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet sot seancë për vendosjen e barrikadave në veri në vitin 2022.
Në këtë seancë, po gjykohen gjjashtë të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.
Orloviq po mungon sot në seancë pasi ndodhet në Serbi.
Dy nga gjashtë të akuzuarit, Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dovrac, pranuan fajësinë për vendosjen e barrikadave në veri më 2022.
Në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.