S’i mban dot lotët, pamjet e aktores turke pas humbjes së maces bëjnë xhiron e rrjetit

Aktorja e famshme turke, Bensu Soral, ka ndarë një lajm të pikëllueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të maces së saj të dashur, Sütlaç, me të cilën ka kaluar plot 18 vite të jetës. Përmes një postimi prekës në Instagram, aktorja shprehu dhimbjen e thellë për këtë…

ShowBiz

29/08/2026 23:38

Aktorja e famshme turke, Bensu Soral, ka ndarë një lajm të pikëllueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të maces së saj të dashur, Sütlaç, me të cilën ka kaluar plot 18 vite të jetës.

Përmes një postimi prekës në Instagram, aktorja shprehu dhimbjen e thellë për këtë humbje, duke kujtuar se Sütlaç kishte qenë kafsha e parë shtëpiake që kishin birësuar dhe se falë saj kishin mësuar dashurinë për kafshët.
Soral theksoi se macja kishte qenë e pranishme në të gjitha kujtimet më të bukura të familjes gjatë rritjes së tyre bashkë, transmeton Prive Bruto.
Aktorja zbuloi gjithashtu se imazhet e publikuara dokumentojnë udhëtimin nga dita e parë kur mësoi për seriozitetin e sëmundjes së maces e deri në momentet e tyre të fundit së bashku.
Ajo e përmbylli dedikimin duke shprehur se e ka shumë të vështirë ta besojë këtë lamtumirë, por se kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm.