Moti për të dielën
E diela do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në Kosovë. Sipas parashikimit të motit, vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen kryesisht në zonat përreth relievit malor, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri…
Lajme
E diela do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në Kosovë.
Sipas parashikimit të motit, vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen kryesisht në zonat përreth relievit malor, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, veçanërisht në zonat e ulëta.
Moti i ngrohtë dhe kryesisht i thatë pritet të favorizojë pjekjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, por do të rrisë edhe nevojën për ujitje. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës, sidomos në kulturat që ndodhen në faza aktive të zhvillimit.
Ndërkohë, indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të jetë i lartë deri në shumë të lartë, me vlera nga 6 deri në 8, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të zgjatur ndaj diellit./lajmi.net/