Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani në një lidhje? fotoja që ndezi dyshimet

Një foto e vetme ka mjaftuar që emrat e Rizarta Hoxhës dhe Arbër Çepanit të vendosen në qendër të vëmendjes. Dy personazhet e njohur të ekranit shqiptar po përfliten për një romancë të mundshme, pasi një fotografi ku pretendohet se shfaqen së bashku gjatë një udhëtimi po qarkullon në rrjet. Ka qenë gazetari Elton Tozaj…

ShowBiz

26/08/2026 21:20

Një foto e vetme ka mjaftuar që emrat e Rizarta Hoxhës dhe Arbër Çepanit të vendosen në qendër të vëmendjes.

Dy personazhet e njohur të ekranit shqiptar po përfliten për një romancë të mundshme, pasi një fotografi ku pretendohet se shfaqen së bashku gjatë një udhëtimi po qarkullon në rrjet.

Ka qenë gazetari Elton Tozaj që ka publikuar në InstaStory pamjen e një vajze dhe një burri duke ecur krah njëri-tjetrit me valixhe, duke ngritur drejtpërdrejt pyetjen nëse bëhej fjalë për Rizarta Hoxhën dhe Arbër Çepanin dhe nëse mes tyre mund të kishte lindur një lidhje.

Fotografia nuk tregon fytyrat e tyre dhe, deri më tani, as Rizarta dhe as Arbëri nuk kanë konfirmuar publikisht se janë në një marrëdhënie.

Për këtë arsye, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve të nisura nga postimi që po qarkullon online.

Megjithatë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen: diferenca e moshës mes tyre. Mes Rizartës 23 dhe Arbërit 38, ka një diferencë prej rreth 15 vitesh.

Të dy janë bërë të njohur për publikun përmes “Big Brother”, por në dy periudha krejt të ndryshme.

Të dy janë bërë të njohur për publikun përmes “Big Brother”, por në dy periudha krejt të ndryshme.

Në vitin 2018, pas përfundimit të një lidhjeje disavjeçare, ai tregonte publikisht se po shijonte jetën si beqar dhe bënte shaka se kishte menduar të martohej kur të mbushte 40 vjeç.

Kur u pyet në atë kohë për partneren ideale, Arbëri tregonte se tërhiqej nga një grua “e ëmbël” dhe “elegante”, duke theksuar se vetëm bukuria fizike nuk ishte e mjaftueshme për të.

Tani, tetë vite më vonë dhe shumë pranë moshës që dikur përmendte me shaka për martesën, emri i tij po lidhet me Rizarta Hoxhën.

Por për momentin ka vetëm një fotografi, dy valixhe dhe shumë pikëpyetje.

Nëse bëhet fjalë për një udhëtim mes miqsh apo për fillimin e një historie të re dashurie, këtë mbetet ta tregojnë vetë protagonistët.