Zjarr i madh në Sarandë, flakët i afrohen banesave dhe hoteleve

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës në Shqipëri, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë. Fakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon…

Lajme

26/08/2026 17:35

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës në Shqipëri, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë.

Fakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon kalimin e mjeteve.

Gjithashtu, flakët i janë afruar edhe shtëpive të banuara dhe disa hoteleve që ndodhen aty pranë.