Pasi u rikonfirmua në krye të LDK-së, Abdixhiku pritet të kërkojë autorizim për të vazhduar negociatat për koalicion me Kurtin
Delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen aktualisht në pauzë, ndërsa pas rifillimit të punimeve pritet që kryetari i rikonfirmuar i partisë, Lumir Abdixhiku, t’u kërkojë autorizim për të vazhduar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion qeverisës. Kërkesa pritet të hidhet për miratim para delegatëve në vazhdimin e punimeve të…
Lajme
Delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen aktualisht në pauzë, ndërsa pas rifillimit të punimeve pritet që kryetari i rikonfirmuar i partisë, Lumir Abdixhiku, t’u kërkojë autorizim për të vazhduar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion qeverisës.
Kërkesa pritet të hidhet për miratim para delegatëve në vazhdimin e punimeve të Kuvendit, ka mësuar Debat Plus, transmeton lajmi.net.
Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së pasi delegatët refuzuan mocionin për shkarkimin e tij. Në votim, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, ndërsa 152 votuan pro.
Nëse merr mbështetjen e delegatëve edhe për këtë pikë, Abdixhiku do të ketë mandat politik për të vazhduar negociatat me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicion qeverisës./lajmi.net/