Vjosa Osmani i gëzohet rezultatit të Kuvendit të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa fitore bëhen frymëzim – Kjo është njëra prej tyre!
Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku mbeti në krye të partisë. Osmani, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore me rëndësi të veçantë. “Jo çdo fitore…
Lajme
Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku mbeti në krye të partisë.
Osmani, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore me rëndësi të veçantë.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve, me 170 vota kundër shkarkimit të tij, përballë 152 votave pro largimit nga pozita e kryetarit.
Osmani iu bashkua LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku garoi si bartëse e listës së kësaj partie, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e Kosovës./lajmi.net/