“Nuk do lejojmë pazare”, Ymeri pas audioincizimit ku ofrohen favore delegatëve për votën në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pasi është publikuar audioincizim ku në favor të punësimit të gruas së një delegati, atij i kërkohet vota kundër Lumir Abdixhikut në Kuvendin e Përgjithshëm që do të mbahet të enjtën. Ajo ka thënë se dënon çdo lloj ofrimi të favoreve për këtë votë. “Nuk do…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pasi është publikuar audioincizim ku në favor të punësimit të gruas së një delegati, atij i kërkohet vota kundër Lumir Abdixhikut në Kuvendin e Përgjithshëm që do të mbahet të enjtën.
Ajo ka thënë se dënon çdo lloj ofrimi të favoreve për këtë votë.
“Nuk do lejohet që lufta jonë së pari e imja për meritokraci, për mundësi për të rinjtë, jetë më të mirë për prindërit e gjyshërit tanë, të reduktohet në pazare për udhëheqje aktuale dhe/ose të ardhme. Prandaj, kushdo që më ankohet se ka humbur një mundësi edhepse kishte të drejtë sepse ai/ajo që ka fituar e ka fituar për shkak të favoreve prej votës për udhëheqjen partiake, përparësi do ketë, do e përkrah dhe do punoj vetëm që ka të drejtë dhe meriton”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka thënë se angazhimi politik është përgjegjësi edhe duhet të jep mbi të gjitha shpresë për të ardhmen prandaj për asnjë kusht nuk do ushqehet, heshtet denigrimi partiak e aq më pak ligësia e demokracisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: