Arrestohet në Gjakovë për uzurpim prone, policia i sekuestron pistoletën dhe gjashtë fishekë
Një person është arrestuar në fshatin Moglicë të Gjakovës nën dyshimin për uzurpim të pronës dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se i dyshuari kishte hyrë me mjetin e tij të punës për të punuar në pronën e tij, shkruan lajmi.net. “Gjatë kontrollit për siguri te i…
Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Moglicë të Gjakovës nën dyshimin për uzurpim të pronës dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se i dyshuari kishte hyrë me mjetin e tij të punës për të punuar në pronën e tij, shkruan lajmi.net.
“Gjatë kontrollit për siguri te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/