Punimet te rrethi i flamurit, Trafiku Urban njofton devijimin e linjës 3 dhe 4
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, për shkak të punimeve dhe bllokimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat 3 dhe 4. Kështu ka bërë të fitur Trafiku Urban. Ndryshimet do të bëhen vetëm në drejtimin e…
Lajme
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, për shkak të punimeve dhe bllokimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat 3 dhe 4.
Kështu ka bërë të fitur Trafiku Urban.
Ndryshimet do të bëhen vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:
Linja nr. 3: Bardhosh – Rrethi i Matit
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit
Linja nr. 4: Parku i Gërmisë – Matiqan
Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan
“Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt” deklaron Trafiku Urban.