FFK themelon Akademinë e Referimit të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, ka njoftuar themelimin e Akademisë së Referimit të Kosovës, një projekt ky që synon revolucionarizimin dhe profesionalizimin e ndarjes së drejtësisë në futbollin vendor. Ky projekt madhor, i cili do të nisë zyrtarisht më 1 korrik, ka për qëllim…

Sport

22/06/2026 16:35

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, ka njoftuar themelimin e Akademisë së Referimit të Kosovës, një projekt ky që synon revolucionarizimin dhe profesionalizimin e ndarjes së drejtësisë në futbollin vendor.

Ky projekt madhor, i cili do të nisë zyrtarisht më 1 korrik, ka për qëllim identifikimin, edukimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja të gjyqtarëve, duke krijuar një strukturë të qëndrueshme për të ardhmen.

I gjithë programi zhvillimor do të udhëhiqet nga kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasani, që njihet edhe si iniciatori kryesor i kësaj ideje.

Për më tepër, emrat që do të mentorojnë dhe do t’u ligjërojnë rekrutëve të rinj janë elitari i referimit tonë: gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Bujar Selimani, si dhe ish-gjyqtari i mirënjohur Kreshnik Vula.

Të gjitha kriteret e aplikimit, detajet e rekrutimit dhe mënyra e regjistrimit për të gjithë të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë në arbitrim do të bëhen publike më 1 korrik në kanalet zyrtare të FFK-së.