Publikohen rezultatet e para nga votat në Stuttgart dhe Berlini, kjo parti po prin bindshëm

KQZ ka filluar të publikoj rezultatet e para nga Përfaqësitë Diplomatike. Tashmë janë numëruar nga një kuti votimi në Berlin dhe një tjetër në Stuttgart, transmeton lajmi.net. Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm. Pas numërimit të këtyre dy kutive, VV ka 84 për qind apo 1024 vota. PDK ka 92 vota apo 7.55 për qind.…

Lajme

11/06/2026 21:56

KQZ ka filluar të publikoj rezultatet e para nga Përfaqësitë Diplomatike.

Tashmë janë numëruar nga një kuti votimi në Berlin dhe një tjetër në Stuttgart, transmeton lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm. Pas numërimit të këtyre dy kutive, VV ka 84 për qind apo 1024 vota.

PDK ka 92 vota apo 7.55 për qind. LDK ka 5.41 për qind apo 66 vota. AAK ka 23 vota apo 1.89 për qind.

Nga kutia në Berlin, VV ka 427 vota, PDK 32 vota, LDK 24 vota, AAK 6 vota.

Kurse, nga kutia në Stuttgart, VV ka 597 vota, PDK 60 vota, LDK 42 vota, AAK 17 vota./lajmi.net/