Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi, Spalleti s’po e do në skuadër

Edon Zhegrova ka përjetuar një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij profesionale. Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për rreth 15 milionë euro, por aventura e tij në Serie A nuk ka shkuar sipas pritshmërive, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi torinez është i gatshëm…

Sport

02/06/2026 17:18

Edon Zhegrova ka përjetuar një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij profesionale.

Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për rreth 15 milionë euro, por aventura e tij në Serie A nuk ka shkuar sipas pritshmërive, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi torinez është i gatshëm të dëgjojë oferta për 27-vjeçarin, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm.

Gjatë edicionit të fundit, Zhegrova u aktivizua në 27 ndeshje, por me minutazh të kufizuar dhe pa arritur të lërë gjurmë në aspektin statistikor, duke mos shënuar asnjë gol me fanellën bardhezi.

Në këto rrethana, largimi nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror duket një mundësi gjithnjë e më reale për futbollistin kosovar./lajmi.net/