Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit. Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se falënderimi vjen në emër…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit.
Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.
“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se kjo ditë është edhe moment për të kujtuar ata që kanë dhënë jetën për vlerat e lirisë, barazisë dhe demokracisë.
“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar Kurti.
On this 🇺🇸 Memorial Day, in the name of the Government and people of Kosova, I convey the thanks of our Republic to all the American soldiers who have contributed to our liberation and to the continuing security and prosperity of our country. On this solemn day, let us also…
— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2026