​Kina zgjeron ndikimin në Ballkan përmes Serbisë: Vuçiq firmos 23 marrëveshje të reja

Raportet e afërta mes Serbisë dhe Kinës u dëshmuan edhe njëherë. Siç njoftojnë mediat serbe, në prezencën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Kinës, Xi Jinping kanë nënshkruar 23 marrëveshje të reja, transmeton KosovaPress. Po ashtu, janë nënshkruar edhe dy deklarata të përbashkëta të dy presidentëve. Bëhet e ditur se Vuçiq dhe…

Lajme

25/05/2026 14:40

Raportet e afërta mes Serbisë dhe Kinës u dëshmuan edhe njëherë.

Siç njoftojnë mediat serbe, në prezencën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Kinës, Xi Jinping kanë nënshkruar 23 marrëveshje të reja, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, janë nënshkruar edhe dy deklarata të përbashkëta të dy presidentëve.

Bëhet e ditur se Vuçiq dhe Xi nënshkruan deklaratën e përbashkët për promovimin dhe ndërtimin e vazhdueshëm të komunitetit Serbi-Kinë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, si dhe deklaratën e përbashkët për avancimin e zbatimit të katër iniciativave globale.

Po ashtu, u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Kinës, si dhe memorandume në fusha të ndryshme.