Abdixhiku takohet me Hargreaves, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit: E rëndësishme të jetë proces demokratik, i lirë dhe i rregullt zgjedhor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të lirë dhe të rregullt zgjedhor. “Kryetari…

Lajme

25/05/2026 12:52

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të lirë dhe të rregullt zgjedhor.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktivitetet intensive që po zhvillohen anembanë Kosovës, si dhe për entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po e përcjellin këtë proces zgjedhor në çdo qytet e komunë të vendit. Ai prezantoi gjithashtu prioritetet dhe programin qeverisës të LDK-së për këto zgjedhje. Me këtë rast, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset më të rëndësishme shtetformuese, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim të LDK-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: