Nga zgjedhjet te bllokada institucionale, këshilltarja e Kurtit akuzon opozitën për mungesë bashkëpunimi në procesin presidencial

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit në Kosovë. Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në zgjedhjet e fundit, ka fituar 51.1% të votave, duke nënvizuar se qeveria nuk ka pasur synim të…

Lajme

29/04/2026 13:23

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në zgjedhjet e fundit, ka fituar 51.1% të votave, duke nënvizuar se qeveria nuk ka pasur synim të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas saj, problemi në procesin e zgjedhjes së Presidentit ka ardhur si pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga opozita, e cila, siç ka shkruar ajo, nuk ka propozuar kandidat për President dhe as nuk ka mbështetur kandidatin jopartiak të propozuar. /Lajmi.net/