Tiranë, 7 persona të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

7 persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT,  raporton gazetarja e Top Channel Alma Demiraj. Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, i cili u përfshi nga flakët pasditen e…

Lajme

14/04/2026 19:12

7 persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT,  raporton gazetarja e Top Channel Alma Demiraj.

Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, i cili u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.

Në vendngjarje ndodhen 2 Helikopterë Cougar ne misione nga ajri për shuarjen e flakëve, 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona qe përfshin ushtrine, emergjencat civile, si dhe 4 autoambulanca./ TCH