Rogerti pasi doli dhe u rikthye në Big Brother: Do vazhdoj me mirësjellje e pa ofendime

Pas spektaklit të së martës, ku Rogert Sterkaj, vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm disa minuta më vonë, ai ka komentuar lojën e tij në dhomën e rrëfimit. Rogerti e quajti veten të dobët pas kësaj lëvizjeje, ndërsa u shpreh se kundërshtarët më të fortë për të në…

ShowBiz

05/03/2026 16:16

Pas spektaklit të së martës, ku Rogert Sterkaj, vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm disa minuta më vonë, ai ka komentuar lojën e tij në dhomën e rrëfimit.

Rogerti e quajti veten të dobët pas kësaj lëvizjeje, ndërsa u shpreh se kundërshtarët më të fortë për të në lojë janë Miri dhe Selin.

“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam”.

“Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, u shpreh ai.

Rogerti vendosi ta linte shtëpinë të martën gjatë Prime pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi.

E njëjta komentoi debatin e fortë që Rogerti pati me Selin, gjë që çoi në vendimin e papritur të banorit për të dalë nga dera e kuqe.

Rogerti theksoi se ka vendosur t’i rikthehet lojës me mirësjellje dhe pa ofendime ndaj banorëve.