Hamza: Tri ditët e marsit 1998 ndryshuan rrjedhën e historisë sonë – Familja Jashari mbrojti dinjitetin e popullit tonë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me përvjetorin e Epopesë së UÇK-së. Ai ka thënë se tri ditët e marsit të vitit 1998 në Prekaz është ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, shkruan lajmi.net. “Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri. Ata…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me përvjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Ai ka thënë se tri ditët e marsit të vitit 1998 në Prekaz është ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, shkruan lajmi.net.
“Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri. Ata nuk u dorëzuan. Ata nuk u larguan. Ata qëndruan dhe sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz u mbrojt dinjiteti i popullit tonë. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: