Tahiri: Zgjedhja e presidentit është kthyer në një spektakël medial
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “spektakël medial” të krijuar nga Albin Kurti, i cili sipas tij, ka menaxhuar gjithçka me “regji të shkëlqyer”. Në një intervistë për “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri ka theksuar se zgjedhja…
Lajme
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka kritikuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “spektakël medial” të krijuar nga Albin Kurti, i cili sipas tij, ka menaxhuar gjithçka me “regji të shkëlqyer”.
Në një intervistë për “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri ka theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të ishte një proces më i hapur dhe transparent.
“Ajo që mund të iu them qytetarëve të Kosovës është që zgjedhja e presidentit të Kosovës që ish dashtë të jetë një ndër proceset më tranparente, me serioze dhe më konsultative, është kthyer në një spektakël medial, që me regji të shkëlqyeshme i ndërtoi Albin Kurti, por pa asnjë efekt që ndërlidhet drejtpërderjt me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
“Në secilin shtet normal, partia që fiton mbi 50 për qind të popullit do të ndërtonte një proces politik serioz prej të cilit do të buronte një kandidat për president.
“Kjo tregon shumë për një logjikë shumë jo shtet formuese të Kurtit. Sot ne kemi bë publike që letrën që ia ka dërguar z. Haradinaj me 21 janar liderëve të Opozitës”, tha Tahiri