Mbrojtja: S’ka prova kundër Kilajt

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që dëshmon se Kilaj ka marrë për bazë “udhëzimet”, siç pretendon organi ndjekës, të Thaçit gjatë takimit të 6 tetorit. Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu, tha ai, për disa orë më 6 tetor u takuan me Thaçin, me të cilën folën për jetën,…

Lajme

27/02/2026 14:48

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që dëshmon se Kilaj ka marrë për bazë “udhëzimet”, siç pretendon organi ndjekës, të Thaçit gjatë takimit të 6 tetorit.

Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu, tha ai, për disa orë më 6 tetor u takuan me Thaçin, me të cilën folën për jetën, UÇK-në, si miq të vjetër që janë, transmeton rel.

“Nuk ka asnjë provë të ketë bërë diçka në bazë të vizitës që ka pasur në Hagë”, tha Edwards, duke shtuar se dëshmitari 4 ka dëshmuar se Kilajn për herë të fundit e ka takuar më 2017-2018.

Ai mohoi se Kilaj ka ndikuar te dëshmitarët se si të dëshmojnë në Hagë.