Matoshi kundër vendimit të komunës së Prishtinës: Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare është jokushtetues
Analisti Halil Matoshi ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit, duke e quajtur atë jokushtetues. Sipas Matoshit, Kosova është një demokraci kushtetuese, ku çdo ligj, akt nënligjor apo vendim administrativ duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës. Ai thekson se liria fetare është personale dhe…
Lajme
Analisti Halil Matoshi ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit, duke e quajtur atë jokushtetues.
Sipas Matoshit, Kosova është një demokraci kushtetuese, ku çdo ligj, akt nënligjor apo vendim administrativ duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës. Ai thekson se liria fetare është personale dhe private, por nuk mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shtetërore, duke përmendur Nenin 38 dhe 39 të Kushtetutës.
“Bazuar në Nenin 8 të Kushtetutës, asnjë institucion arsimor ose administrativ nuk ka të drejtë të shkurtrojë orarin e mësimit për shkak të Ramazanit. Ky është thjesht një shkelje kushtetuese,” ka shkruar Matoshi.
Ai thekson gjithashtu se studimet ndërkombëtare, si PISA, tregojnë se rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë plotësisht atë që lexojnë, ndërsa ndryshimi i orarit gjatë Ramazanit rrit stresin dhe mërzinë te nxënësit dhe mësuesit. Matoshi përmend se uria gjatë agjërimit rrit nivelet e kortizolit, hormoni i stresit, dhe ndikon në nervozizëm dhe lodhje të shtuar.
Ai thekson se, sipas hulumtimeve të organizatës ETEA, 70% e gjimnazistëve nuk mund të përmendin tre tituj librash që kanë lexuar gjatë jetës, dhe e kritikon drejtimin e arsimit të Prishtinës për dhënien e hapësirës së tepërt për ndikimin fetar në shkolla.
Matoshi përfundon se Përparim Rama duhet t’i thotë jo përfshirjes së fesë në shkollat e kryeqytetit që janë nën juridiksion shtetëror, duke theksuar se shkolla duhet të mbetet institucion laik.
Postimi i plotë: