Nagavci: Pas miratimit të buxhetit nisim diskutimet për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky subjekt politik ende nuk ka nisur konsultimet me partitë e tjera lidhur me çështjen e presidentit. Ajo theksoi se prioritet aktual mbetet miratimi i buxhetit, ndërsa diskutimet për zgjedhjen e presidentit do të pasojnë pas përmbylljes së kësaj çështjeje. “Është e rëndësishme që te finalizohet…

Lajme

19/02/2026 12:57

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky subjekt politik ende nuk ka nisur konsultimet me partitë e tjera lidhur me çështjen e presidentit.

Ajo theksoi se prioritet aktual mbetet miratimi i buxhetit, ndërsa diskutimet për zgjedhjen e presidentit do të pasojnë pas përmbylljes së kësaj çështjeje.

“Është e rëndësishme që te finalizohet çështja e buxhetit, nesër është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha Nagavci për RTV21./Lajmi.net/