Policia e Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbetemi të përkushtuar në shërbim të ligjit dhe sigurisë

Policia e Kosovës ka uruar qytetarët me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj rendit dhe sigurisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se “me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ju uron të gjithë qytetarëve 18-vjetorin e…

Lajme

17/02/2026 15:13

Policia e Kosovës ka uruar qytetarët me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj rendit dhe sigurisë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ju uron të gjithë qytetarëve 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë”.

Sipas njoftimit, kjo ditë “shënon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e brezave për një shtet të lirë e sovran”, ndërsa theksohet se Policia e Kosovës “mbetet e përkushtuar në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, duke mbrojtur vlerat mbi të cilat u ndërtua shteti ynë”.

Në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e përvjetorit, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, përfshirë parakalimin e kuadrateve të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe menaxhmenti i lartë i PK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha.

Në fund të mesazhit, Policia e Kosovës ka uruar: “Gëzuar Dita e Pavarësisë!”./lajmi.net/