Policia jep detaje për 59 vjeçarin që ra në bunar: Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Një person i moshës 59 vjeçare, ka rënë mbrëmë në bunar që për pasojë ka humbur jetën. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse. Sipas tij, rreth…

Lajme

11/02/2026 09:26

Një person i moshës 59 vjeçare, ka rënë mbrëmë në bunar që për pasojë ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.

Sipas tij, rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.”, tha ai.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Kaçanik/ 10.02.2026 – NN.  Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe njësiti zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion,  rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/