Ibrahimi për arrestimet në Prizren: Një nga aksionet më të mëdha të Policisë së Kosovës, do të ketë edhe persona të tjerë në vazhdimësi të hetimeve
Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në nivel të Kosovës, Kapiteni Luan Ibrahimi ka folur para mediave në lidhje me aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës, ku u arrestuan mbi 100 persona në lidhje me manipulimet e votave në Prizren. Ai tha se ky është njëri nga aksionet më të mëdha të Policisë së…
Lajme
Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në nivel të Kosovës, Kapiteni Luan Ibrahimi ka folur para mediave në lidhje me aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës, ku u arrestuan mbi 100 persona në lidhje me manipulimet e votave në Prizren.
Ai tha se ky është njëri nga aksionet më të mëdha të Policisë së Kosovës dhe se deri më tani janë 109 persona që janë ndaluar, intervistuar apo arrestuar.
“Ne si Drejtori e Krimeve Ekonomike jemi angazhuar me të marrë informatat për keqpërdorime, gjithashtu, me tu pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër sfidave e vështirësive, për shkak se ky ka qenë njëri prej operacioneve më të mëdhaja që e ka realizuar Policia e Kosovës, jemi përgaditur dhe mobilizuar në koordinim me Prokurorinë dhe Drejtorinë Rajonale dhe siç sihet ja kemi arritur qëllimit që të parandalojmë dhe të arrestojmë personat që kanë keqpërdorur me vota, të cilët kanë ndikuar, kanë kërcnuar ose kanë dhënë e kanë marrë ryshfet lidhur me votimin e fundit që ka ndodhur në Kosovë. Pra, duke ju falenderu edhe menaxhmentit të Policisë, zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Fehmi Hoti, drejtorit të Departamentit të Hetimeve dhe drejtorisë së Krimeve Ekonomike, si dhe drejtorive tjera që na kanë asistuar. ”
“Në përkrahje të vazhdueshme të Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur që të arrestojmë, intervistojmë dhe të ndalojmë një numër jashtëzakonisht të madhë, mund të cilësohet një prej operacioneve më të mëdhaja që Policia e Kosovës që e ka realizu, pra 109 persona dhe pritet edhe persona të tjerë në vazhdimësi të hetimeve do të identifikohen dhe po shpresojmë se edhe ata do të vijnë dhe do të dalin para ligjit gjithësesi.”, tha ai./lajmi.net/