IHMK paralajmëroi reshje të dendura shiu, Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët

Pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor, komuna e Prishtinës ka dalë me këtë njoftim për qytetarët: “Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara. Ekipet tona të terrenit po monitorojnë situatën dhe janë të…

Lajme

17/11/2025 19:19

Pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor, komuna e Prishtinës ka dalë me këtë njoftim për qytetarët:

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.

Ekipet tona të terrenit po monitorojnë situatën dhe janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës.

U bëjmë thirrje qytetarëve:

• të kenë kujdes gjatë qarkullimit,

• të shmangin zonat me rrezik vërshimesh,

• dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: