Sërish e njëjta dukuri në Mitrovicë nga rifillimi i numërimit, nuk përputhen numrat serik

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë ka rifilluar procesi i numërimit të votave, pas urdhrit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Megjithatë, siç raporton Nacionale nga vendi i ngjarjes po shfaqet përsëri e njëjta dukuri si më herët – numri serik i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin serik të klasës përkatëse, raporton lajmi.net Ky problem, i…

Lajme

11/11/2025 17:42

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë ka rifilluar procesi i numërimit të votave, pas urdhrit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Megjithatë, siç raporton Nacionale nga vendi i ngjarjes po shfaqet përsëri e njëjta dukuri si më herët – numri serik i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin serik të klasës përkatëse, raporton lajmi.net

Ky problem, i evidentuar edhe gjatë ditës së djeshme, po vazhdon të vërehet edhe sot. Ende nuk është e qartë nëse kjo situatë do të çojë në një pezullim të ri të procesit të numërimit./Lajminet/