Ish-këshilltari i Faton Pecit ishte dënuar dy herë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vjedhje të votave
Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci në të kaluarën ka pasur afër persona që janë dënuar për vjedhje të votave. Ish-këshilltari i tij sa ishte ministër, Enis Osmani, jo njëherë, por dy herë është dënuar për vjedhje të votave, transmeton lajmi.net Në rastin e parë Osmani ishte dënuar nga Gjykata…
Lajme
Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci në të kaluarën ka pasur afër persona që janë dënuar për vjedhje të votave.
Ish-këshilltari i tij sa ishte ministër, Enis Osmani, jo njëherë, por dy herë është dënuar për vjedhje të votave, transmeton lajmi.net
Në rastin e parë Osmani ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro.
Kurse në rastin e dytë Osmani dënohet me burgim me kusht prej 1 viti për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019.
Ai e kishte pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve në zgjedhjet e vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.
Osmani kishte deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, duke shtuar se ka mundur të ndodhë për shkak të neglizhences dhe lodhjes pasi të njëjtën ditë ka punuar rreth 27 orë.
“Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë”, deklaronte Osmani atëkohë.
Situata aktuale me zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Jugut
Mbrëmë u ndërpre numërimi i votave për shkak të dyshimeve serioze për manipulim.
Shumë fletvotime kishin numra të ndryshëm serik. Kjo bëri që Kryeprokurori, Prokurori, Hetuesia dhe Instituti i Policisë të zbarkojnë në QKN-në e Mitrovicës së Jugut.
Sot në ora 16:00 ka filluar rinumërimi i votave përsëri, por me mbikëqyrjen e hetuesve policor.
PDK ka kërkuar rinumërim të votimit në Mitrovicë të Jugut./lajmi.net/