Muharremi fton partitë politike të mos nguten me festa pas mbylljes së vendvotimeve: Të pritet numërimi i të gjitha votave

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka thënë se partitë politike duhet të kenë kujdes pasi të përfundoj votimi dhe të mos provokojnë apo të festojnë. Në lidhje me rezultatet e exit-pollet ai ka thënë se do të jetë më të sakta se herën e kaluar, pasi janë adresuar mangësitë por duhet të kenë kujdes pasi janë…

Lajme

09/11/2025 16:59

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka thënë se partitë politike duhet të kenë kujdes pasi të përfundoj votimi dhe të mos provokojnë apo të festojnë.

Në lidhje me rezultatet e exit-pollet ai ka thënë se do të jetë më të sakta se herën e kaluar, pasi janë adresuar mangësitë por duhet të kenë kujdes pasi janë rezultate indikative.

“Në rastet ku situata në disa komuna është e ngushtë, duhet me prit numërimin e të gjitha votave dhe vetëm komunikimin zyrtar nga KQZ. Nuk duhet me festu e me i qit njerëzit në rrugë me nxitim. Duhet me pas kujdes dhe mos me i provoku votuesit e partive tjera, gjithashtu. Më së miri është me tregu maturi dhe qetësi, dhe vetëm rezultatet finale zyrtare me i marrë si tregues se kush fiton e kush jo. Mundet me ndodhë që psh në disa vend kanë me shku disa ditë derisa e kuptojmë. Pra, nevojitet durim me pas. Kuptohet, në raste kur dallimi është i madh, kjo rregull nuk vlen. Edhe bre, fundja, mos e bani shumë të madhe kur fitoni, e as mos u mërzitni shumë kur humbni. Kemi me pas zgjedhje e votime përsëri, e ju vjen rendi edhe tjerëve”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka thënë se Kosova është vend i vogël dhe dallimet se kush fiton nuk do të jenë të mëdha në praktikë se resurset i kemi të kufizuara. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: