Skandal në Bajgorë: Pa leje të KQZ-së, Kurti fushatë me të akuzuarit për korrupsion aty ku ruhet materiali zgjedhor

Një tubim i pa lajmëruar dhe i jashtëligjshëm është duke u mbajtur në Bajgor nga Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes. Përkrah tij dhe Faton Pecit janë fotografuar edhe Hysni Mysliuka dhe Faruk Mujka, të akuzuar për korrupsion. Ky tubim po mbahet pikërisht afër vendit ku po ruhet materiali zgjedhor. Madje, për më…

Lajme

08/11/2025 23:47

Një tubim i pa lajmëruar dhe i jashtëligjshëm është duke u mbajtur në Bajgor nga Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

Përkrah tij dhe Faton Pecit janë fotografuar edhe Hysni Mysliuka dhe Faruk Mujka, të akuzuar për korrupsion.

Ky tubim po mbahet pikërisht afër vendit ku po ruhet materiali zgjedhor.

Madje, për më tepër, ky tubim nuk është lajmëruar as në Policinë e Kosovës.

Sipas ligjit në fuqi, rreptësisht është e ndaluar të ketë aktivitet politik në vendin ku ruhet materiali zgjedhor dhe në vendvotime.