Këshilli i Sigurimit ua heq sanksionet presidentit Sharaa të Sirisë dhe ministrit të tij
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ua ka hequr sanksionet presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe ministrit të Brendshëm, Anas Khattab, pak ditë pasi presidenti sirian pritet të takohet me homologun amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit, 14 votuan “për” dhe asnjë “kundër”. Vetëm Kina abstenoi, raporton…
Bota
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ua ka hequr sanksionet presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe ministrit të Brendshëm, Anas Khattab, pak ditë pasi presidenti sirian pritet të takohet me homologun amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit, 14 votuan “për” dhe asnjë “kundër”. Vetëm Kina abstenoi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Këshilli i Sigurimit t’ia lehtësojë sanksionet Sirisë.