Albin Kurti i shkon në takim Vjosa Osmanit- afati i fundit para marrjes së vendimit nëse vendi shkon në zgjedhje të reja
Sot është edhe afati i fundit që do të dihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë edhe një herë vendosjen e emrit të një mandatari tjetër për qeverinë e re. Ky afat ishte kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. E pikërisht sot, Kurti ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Siç mëson lajmi.net, Kurti…
Lajme
Sot është edhe afati i fundit që do të dihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë edhe një herë vendosjen e emrit të një mandatari tjetër për qeverinë e re.
Ky afat ishte kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
E pikërisht sot, Kurti ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Siç mëson lajmi.net, Kurti ka qëndruar tek presidenca në një takim të shkurtër me Osmanin, anipse asnjëra palë nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë çështje.
Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.
Presidentja Osmani e ka pranuar publikisht se Kurti kishte kërkuar edhe një mundësi për këtë çështje, në mënyrë që sipas tij të mënjanohen zgjedhjet në dhjetor.
Nesër skadon afati kushtetues për mandatarin dhe takimi i sotëm duket se ka qartësuar pozicionin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe vendimin e radhës të presidentes Osmani.
Ende publikisht nuk është bërë e ditur nëse Kurti i çoi presidentes emër mandatari.
Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i jap edhe një shans Vetëvendosjes si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja./Lajmi.net/