Publikohet kënga shumë e pritur nga Ledri Vula – “6ex AM”
Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “6ex AM”, duke sjellë një tjetër hit të garantuar në skenën muzikore shqiptare. Me tekst dhe performancë të shkëlqyer nga vetë Ledri Vula, kënga vjen si një kombinim perfekt i stilit të tij karakteristik dhe…

ShowBiz
Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “6ex AM”, duke sjellë një tjetër hit të garantuar në skenën muzikore shqiptare.
Me tekst dhe performancë të shkëlqyer nga vetë Ledri Vula, kënga vjen si një kombinim perfekt i stilit të tij karakteristik dhe rrymave moderne që dominon aktualisht tregun muzikor.
Produksioni muzikor është realizuar nga emra të njohur si: Lirian Kaçi (Lurromusic), Adion Puka (adionthebeat), Masteringu është bërë nga Eros Lila, ndërsa vokalet prapavijë janë interpretuar nga artistja Diona Fona.
Klipi, ashtu siç pritej nga Ledri, vjen me stil, kreativitet dhe një atmosferë elektrizuese.
“6ex AM” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale dhe siç po duket nga reagimet e para të fansave, kënga është në rrugë të sigurt për t’u bërë hiti i radhës.
