​Skenari i fazës play-off: Kosova në të njëjtën vazo me Shqipërinë

Edhe pse ende nuk është vendosur asgjë fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale. Goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazo…

Sport

14/10/2025 12:15

Edhe pse ende nuk është vendosur asgjë fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale.

Goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazo si ajo e Shqipërisë, e treta.

Ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për Suedinë, e cila edhe pse ka vetëm një pikë pas katër takimesh ka ende shanse që të kualifikohet në Botëror pasi do të jetë pjesë e vazos së katërt, asaj të formuar prej katër skuadrave të renditura më mirë në Nations League.

Formula e play-off është e qartë. Skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me skuadrat e vazos së katërt në një ndeshje, e cila do të konsiderohet si gjysmëfinale, por që do të luhet në një takim në fushën e skuadrave të renditura më mirë në renditjen e FIFA-s.

Vazo 3, në të cilët momentalisht janë pjesë si Shqipëria dhe Kosova, do të ndeshen me skuadrat e Vazos 2.

Fitueset e çifteve të Vazos 1 dhe 4 do të ndeshen me pas me fitueset e çifteve të Vazos 2 dhe 3.

Në këtë pikë skenari më i keq është që Suedia, e Vazos 4 do të ndeshet me njërën prej Italisë, Turqisë, Ukrainës dhe Polonisë duke bërë kështu që në gjysmëfinale të play-off të kemi një përballje të madhe mes Italisë dhe Suedisë.

Vazo 1

Italia (10)

Turqia (27)

Ukraina (28)

Polonia (36)

Vazo 2

Rep. Çeke (39)

Hungari (41)

Sllovaki (42)

Skoci (43)

Vazo 3

Maqedonia e Veriut (63)

Shqipërisë (66)

Bosnje dhe Herzegovinë(73)

Kosova (91)

Vazo 4

Uellsi

Rumania

Suedia

Irlanda e Veriut./Lajmi.net/