Elezi: Janë numëruar mbi 200 vendvotime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka folur për procesin e numërimit të votave. Ai ka thënë se Janë numëruar mbi 200 vendvotime, platforma e rezultateve po funksionon pa asnjë pengesë, por vetëm në QKN Prishtinës ka probleme me internetin “Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së, por, për shkak të…

Lajme

13/10/2025 20:55

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka folur për procesin e numërimit të votave.

Ai ka thënë se Janë numëruar mbi 200 vendvotime, platforma e rezultateve po funksionon pa asnjë pengesë, por vetëm në QKN Prishtinës ka probleme me internetin

“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen  fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”.

“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e sibjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, ka thënë ai për express.